Site icon Telegrafi

Rashkovski: Prokuroria po heton rastin e punëtorëve që kanë marrë rroga pa punë

Dragi Rashkovski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë mbrëmë në TV Telma deklaroi se Prokuroria për krim të organizuar po heton rastin e të punësuarve në qeveri, të cilët nuk kanë punuar fare ndërsa kanë marrë rroga.

Rashkovski shtoi se të gjithë janë punësuar gjatë konës së qeverisë së kaluar, 500 prej tyre janë shpërndarë nëpër institucione, ndërsa 60 akoma janë të punësuar në Sekretariatin e Pëgjithshëm të Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me këto 60 kemi biseduar për vendosjen e tyre në vende tjera pune, sipas kualifikimeve të tyre. Vetëm dy të tretat kanë të mbaruar arsimin e lartë, tjerët janë me shkollë të mesme. I pyeta cili e di gjuhën angleze, vetëm njëri e ngriti dorën”, tha Rashkovski.

Ai më tej shtoi se të punësuarit në Serketariatin e Përgjithshëm të cilët nuk kanë ardhur në punë, ndërsa kanë marrë rroga kanë shkaktuar dëm të madh në buxhet, ndërsa sipas tij, duhet t’i kthejnë paratë./Telegrafi/

Exit mobile version