Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, pas publikimi të bisedës së dytë që u publikuar dje, tha se do të ketë procedurë gjyqësore.
Pas publikimit të audio-incizimit, opozita maqedonase është e mendimit se nuk ka guxuar të kontaktojë me operatorin ‘Leonardo’ para se ta fitojë tenderin për sistemin e sigurisë të navigacionit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sekretari i përgjithshëm, Dragi Rashkovski tha se do të ngrisë kallëzim penale kundër Kliment Çepunjovskit, njeriu i cili e ka incizuar bisedën.
“Para fakteve edhe zotërat heshtin. Nuk ka dy qiej të veçantë, vetëm një. Siguria është po aq e rëndësishme për të gjithë ne. Nëse për momentin e incidentit ka pasur sistem rezervë që është dashur të blihet qysh në vitin 2015, rreziku nga aksidenti ka qenë minimal. Dikush përpiqet që kujdesin ndaj qytetarëve ta shfaq me punë ilegale. Qytetarët na kanë zgjedhur që të kujdesemi për to. Për akuzat e rreme të disa aktorëve politik do të vendos gjykata”, shkruan Rashkovski.
Për televizionin Telma ai tha se nuk ka koment për incizimin duke ju bërë thirrje organeve hetuese të punojnë në rast.
Ndërkaq, sot kryeministri Zoran Zaev nga Shtipi tha se së pari duhet t’i shohë argumentet dhe incizimet dhe më pastaj të vendos nëse do të kërkojë shkarkimin e Rashkovskit./Telegrafi/