Të rritet financimi shtetëror i organizatave civile, të ketë thirrje të hapur me kritere të qarta dhe komision të pavarur që do t’i vlerësojë projektet, por edhe të përcillet përdorimi i parave dhe organizatat civile të japin llogari për punën e tyre dhe efektet e realizuara në shoqëri.
Kjo u theksua në konferencën e sotme “Propozim-model për financim shtetëror të organizatave civile në Maqedoni”, në organizim të Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar të Maqedonisë (QBNM).
Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski në hapjen e konferencës tha se organizatat joqeveritare duhet të financohen nga Qeveria, por nuk duhet të blihen me paratë.
Sipas Aleksandar Kërzhallovski nga QBNM, Maqedonia në rrugën drejt BE-së duhet ta reformojë sistemin për financim të organizatave civile, që të rritet financimi i shtetit dhe kjo të jetë transparente dhe mbi partiake.
Ai theksoi se vetë propozimi është hapje e diskutimit se çfarë modeli ai duhet të jetë, i centralizuar në një agjenci ose i decentralizuar në në çdo ministri.
Konferenca është pjesë e projektit “Drejt financimit të reformuar shtetëror të organizatave civile” të zbatuar nga QBNM në partneritet me Qendrën sllovene të Organizatave Joqeveritare (CNVOS), të financuar nga Bashkimi Evropian./Telegrafi/