Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski mohon se ka kërkuar nga gjykata t’i kthejë pasaportën.
Ai thotë se lajmi i rremë është për të hedhur pluhur në proces gjyqësor në vazhdim.
“Mediat gjithmonë janë pritur mirë nga unë si bashkëbisedues, ndaj do të ishte profesionale në çdo postim që lidhet me mua të kërkoj konfirmimin e postimit tim të planifikuar. Pjesa më e madhe e opinionit publik për procesin në vazhdim është nën kontaminim të vazhdueshëm nga lajmet e rreme, për të krijuar një imazh të rremë, ju kërkoj një raport objektiv dhe të verifikuar, nëse besoni se ka elementë që janë me interes publik.
Por mos e lejoni veten të jeni katalizator për lajmet e rreme të njerëzve të tjerë”, tha ai.
Rashkovski po ndiqet penalisht për keqpërdorime në prokurimin e softuerit për kundërvajtje në trafik./Telegrafi/