Site icon Telegrafi

Rashkovski: Gjendja për Super Kupën është alarmante

Edhe një herë potencojmë se edhe përkundër pengesave dhe papërgjegjësisë nga Shoqëria aksionare për banim, gjatë mandatit të qeverisë së kaluar, do të bëjmë çmos që ndeshja e Super Kupës të luhet në Shkup, ka thënë sekretari i qeverisë, Dragi Rashkovski, pas demanteve të djeshme të firmës Atrium, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse firma ka reaguar, Mukoski nuk mund të fsheh marrëveshjen për angazhim për gëlqerimin e murit e stadiumit. Me reagimin e Mukoskit vetëm vërtetohet fajësia e tyre, por edhe përgjegjësia që organet kompetente kanë pasur”, thuhet në reagimin e Rashkovskit.

Ai shton se gjendja për mbajtjen e Super Kupës është serioze dhe paralajmërojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat që ndeshja të zhvillohet pa probleme./Telegrafi/

Exit mobile version