Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski sot ka dërguar një kumtesë në lidhje me denoncimet e vazhdueshme për bomba.
Në të, mes tjerash thuhet se ndoshta është gabim që të kërkohet personi apo grupi ose organizata që qëndron prapa këtyre veprimeve. Sipas Rashkovskit, me shumë gjasë bëhet fjalë për kod kompjuterik-softuer, që “ka dalë nga kontrolla”.
“Për ta bërë më të qartë. Kur u shfaq virusi korona, objektivi ishte gjetja e burimit të tij. Kështu shkoi deri aty sa thuhej emri dhe mbiemri i “burrit që hëngri lakuriqin”. Kur virusi u përhap, nuk ishte më e rëndësishme “kush ishte i pari, por si të mos bëheshim tjetri”. Sado që duam të personalizojmë dërguesin e alarmeve për bomba, është akoma më e sigurt se bëhet fjalë për një algoritëm të krijuar nga kompjuteri që “qarkullon”. A e kemi vendosur deri tani “gjenetikën” e algoritmit? Nuk duhet të kërkojmë një profil personaliteti, por gjenetikë algoritmi. Si i përcakton ai shkollat? Nga e di kur janë pushime, kur ka mësime”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Rashkovskit.