Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dragi Rashkovski reagoi ndaj informatës se OBRM-PDUKM-ja opozitare ka dërguar padi penale ndaj tij për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar, duke i rikujtuar se Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë nuk merr pjesë as në votime dhe tha se të kota kanë qenë 11 vitet në pushtet kur ende nuk e dinë Ligjin për qeveri.
“Zotërinj nga OBRM-PDUKM-ja, kushdo që ta ketë përgatitur padinë penale është analfabet i drejtësisë dhe duhet t’i merret diploma (nëse ka)”, shkruan Rashkovski, duke ju ofruar disa sqarime nga lënda e drejtësisë:
Sekretari i përgjithshëm nuk i sjell vendimet për emërime, por Qeveria si organ kolektiv.
Nëse një vendim është sjellur në kundërshtim me ligjin, duhet ta kontestoni vetë vendimin, e jo organin që sjell vendimin.
Nëse drejtorët tuaj u shkarkuan në mënyrë joligjore, përse nuk nisën proces gjyqësor kundër vendimit? Më e ëmbël ka qenë apanazhi që do e merrnin, të gjithë dorëzuan kërkesë për apanazh./Telegrafi/