Këtë vendim të lojtarëve të përfaqësueses së Kosovës e ka kumtuar kapiteni, Anel Rashkaj, i cili nëpërmjet Facebook-ut ka paralajmëruar se të gjitha shpërblimet që do t’i marrin lojtarët do t’i ndahen familjeve në nevojë.
“Duke parë gjendjen e rëndë të disa familjeve në Kosovoë, ne si lojtarë të përfaqësuese së Kosovës kemi marrë vendim kur të vijë koha e premiave ne së bashku me stafin teknik do t’i dhurojmë shpërblimet për familjet që kanë nevojë më së shumti për ndihmë”.
“Përzgjedhja e familjeve do të bëhet nga lojtarët dhe stafi. Me respektk nga lojtarët dhe stafi i përfaqësueses së Kosovës”, u shpreh Rashkaj.
Ndeshjen e ardhshme përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon ndaj Turqisë në stadiumin olimpik “Adem Jashari”. /Telegrafi/