Në një prononcim për gazetën Arena, ai deklaroi që është duke e pritur që 5 vjet ‘5 marsin’, ditën historike kur Kosova do të luaj miqësoren e parë ndërkombëtare ndaj Haitit.
“Jam shumë i gëzuar që më në fund do të luajmë ndeshje ndërkombëtare. Këtë ditë e kam pritur që 5 vjet dhe më në fund erdhi”, u shpreh fillimisht Rashkaj. Sa i përket 90-minutëshit ndaj Haitit, Rashkaj thotë që Kosovën e pret një takim i vështirë, pasi që shumica e lojtarëve do të luajnë për herë të parë me njëri-tjetrin. Ani pse është ndeshja e parë, ai kërkon fitore.
“Shpresojmë që të paraqitemi sa më mirë, por duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk do ta kemi aspak të lehtë. E them këtë sepse shumica e futbollistëve tanë nuk kanë luajtur asnjëherë me njëri-tjetrin dhe kjo do të jetë hera e parë për ne. Përkundër të gjithave, unë shpresoj që ta fitojmë ndeshjen e parë”, vazhdoi Rashkaj, i cili e ka nisur karrierën te Liria e Prizrenit, i cili është qyteti i tij i vendlindjes. /Arena/Telegrafi/