Site icon Telegrafi

Rashiti: Regjistrimi i pronës në emër të dy bashkëshortëve, u jep siguri grave

Regjistrimi i pronave të cilat krijohen pas lidhjes së kurorës nga një çift konsiderohet se u japin siguri grave në vend.

Nga Rrjeti i Grave të Kosovës e kanë pritur shumë mirë çështjen e Udhëzimit Administrativ, duke qenë se siç tha Valmira Rashiti nga ky Rrjet, në vendin tonë vetëm 5 për qind të pronave të përgjithshme janë të regjistruara në emër të grave.

Ajo gjatë një interviste për Telegrafin tha se prona e regjistruar në emër të grave u jep atyre siguri në aspektin financiar.

Lexo po ashtu Shumëfishohet numri i pronave të përbashkëta të bashkëshortëve, për katër vite arrin në 7,417

“Normalisht se me një vend ku e dimë se vetëm 5 për qind e pronave të përgjithshme janë të regjistruara në emër të grave, Udhëzimi Administrativ për Regjistrim të Pronave të Përbashkëta është tejet i mirëseardhur”, tha Rashiti.

Ndryshe ajo u shpreh se regjistrimi i pronës së përbashkët i jep një siguri grave, që të paktën financiarisht ato të jenë të sigurta dhe që kështu edhe të mos jenë të detyruara të qëndrojnë në një lidhje ku mund të jenë edhe viktima të dhunës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version