Telegrafi

Rashiti premton ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Shtime (Video)

Kandidati i Pavarur për të parin e Shtimes, Fatmir Rashiti, ka theksuar se ai do t’i rrënojë disa objekte, në mënyrë që ta ndërtojë Stacionin e Autobusëve në këtë qytezë.

Në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se “do të dalë ne diskutim publik kjo çështje”, duke shtuar se Shtimes i mjafton edhe ndërtimi i një mini – stacioni të autobusëve, për arsye, se sipas tij, bëhet fjalë për një komunë të vogël.

“Në mendojmë që këtë projekt ta realizojmë me Partneritet Publiko – Privat”, tha Rashiti. /Telegrafi/