Site icon Telegrafi

Rashiti: Kosova është shumë larg liberalizimit të vizave

Franca ka propozuar një rregullore të re për vendet të cilat duhet të bëhen pjesë e bashkimit evropian. Njohësit e politikave ndërkombëtare thonë se me zbatimin e kësaj rregullore, Kosova për të hapur negociatat me BE-në, duhet t’i plotësojë kushtet që vendet e tjera i kanë plotësuar për anëtarësim.

Franca ka paraqitur një dokument në lidhje me reformimin e procesit të zgjerimit të BE-së, ose ndryshimit të proceduarave të anëtarësimit.

Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, thotë se kushtet që kanë plotësuar vendet e tjera për anëtarësim në BE, me reformat e reja, vendet e Ballkanit duhet t’i plotësojnë të njëjtat vetëm për hapje të negociatave.

“Kosova është tmerrësisht larg çdo fillimi të procesi të integrimit për shumë arsye. Tani është shumë larg edhe nga procesi i liberalizimit të vizave. Ballkanit Perëndimor do t’i kërkohet që shumicën e detyrave dhe reformave që mund të bëhen gjatë procesit të integrimeve, t’i kryej para procesit të integrimeve”, deklaron për RTV Dukagjinin, Naim Rashiti.

Visar Xhambazi  nga organizata D4D, thotë se presidenti francez Emmanuel Macron, e ka bërë një propozim të tillë për tu paraqitur si lider i Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.

“Konsideroj që në këtë proces të tërheqjes së zonjës Merkel dhe procesit të BREXIT, Macron po bënë disa ndryshime taktike që ta paraqes vetën si një lider i ri i Bashkimit Evropian”, deklaroi Visar Xhambazi.

Me propozimin e ri, parashihet që  në vend të 35 kapitujve aktualë të bisedimeve të jenë shtatë faza të procesit të pranimit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version