Site icon Telegrafi

Rashit Qalaj emërohet drejtor i Policisë

Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me shumicë votash në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ndërsa tri vota ishin abstenim. Ministrat nga radhët e Nismës kanë abstenuar.

Emërimi i tij vjen pas kalimit të ish drejtor i Policisë Shpend Maxhuni si drejtor i Agjencisë për Inteligjencë të Kosovës

Po ashtu Qeveria emëroi edhe Arsim Gërxhaliun drejtor të Institutit të Mjekësisë Ligjore me mandat tre vjeçar. /KosovaPress/

Exit mobile version