Ligjvënësit serbë nuk ishin ftuar në asnjë takim në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dhe për këtë arsye nuk janë në sallën e kuvendit, tha deputeti Nenad Rashiq.
“Ky është një reagim normal për shkak se përfaqësuesit serbë nuk u ftuan në asnjë takim zyrtar që kishte lidhje me demarkacionin e kufirit”, tha Rashiq.
Ai shtoi se marrëdhënia me Kryeministrin dhe përfaqësues të tjerë të shqiptarëve të Kosovës janë shqetësuese dhe të pamjaftueshme.
“Sa i përket demarkacionit nuk kemi pasur asnjë takim zyrtar për të cilin do të mund të flisnim”, ripërsëriti Rashiq, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.