Kryetari i Partisë Demokratike Progresive (PDS), Nenad Rashiq nuk sheh ndryshim të politikës amerikane në drejtim të Kosovës dhe Serbisë. Gjithçka që ai mendon se ndryshon në Administratën e Trump në Shtëpinë e Bardhë është shtimi i dinamikës sa i përket zhvillimeve në Ballkan.
Rashiq ka komentuar letrat e presidentit amerikan Donald Trump në drejtim të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.
Thotë se mesazhi kryesor në të dy letrat është ftesa për arritje të marrëveshjes në vitin 2019.
“Mesazhi i të parit të Shtëpisë së Bardhë është inkurajues”, thotë Rashiq.
“Inkurajon shumë sepse BE, edhe pse kanë kaluar 7 vjet negociata, gjithçka hodhi poshtë për një ide të para disa muajve, për korrigjim kufiri”, tha Rashiq, në emisionin Pressing në T7 .
“Një element për mua ky tragjik. Aty shihet mos serioziteti i BE-së”, shpjegon ai.
Megjithatë, Rashiq nuk mendon se politika amerikane për Ballkanin ka ndryshuar me ardhjen e Trumpit në Ëashington.
“Trump nuk jam i sigurt që e di se ku është Kosova e Serbia. Këtë e bën Administrata, e cila e ka një zhvillim të aktiviteteve siç ka qenë planifikuar. Nuk pres që diçka revolucionare të ndodh”, thotë Rashiq.
Këtë mëndim nuk ia ndryshojnë as deklaratat e këshilltarit për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, i cili ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.
“Boltonin nuk e shoh ndryshe sa i përket politikës”, tha Rashiq.