Telegrafi

Rashiq: Serbët e Kosovës viktima në dialog

Nenad Rashiq, deputet serb në Kuvendin e Kosovës ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të ndërpritet pasi kjo do të bllokonte gjërat edhe më shumë.

“E ndjej dhimbjen tuaj mirëpo nuk është duke u bërë mjaftueshëm nga të dy anët që të kuptojmë njeri-tjetrin”.

“Procesi i dialogut është diçka që do të zgjasë edhe më tej”.

Këto komente Rashiq i ka bërë në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës”.

“Unë pajtohem se marrëdhëniet me serbët janë më komplekse se ishin dje”.

“Ne në Ballkan jemi mësuar të jemi te margjinalizuar”.

“Në fakt dialogojmë për 1000 vite edhe për një kohë të shkurtër e prishim”.

“Ne nuk e kemi një trajtim të barabartë në dialog”.

“Ne serbët e Kosovës gjithmonë jemi viktima”.