Deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, duke folur për vizitat e presidentit Hashim Thaçi, në varrezat e serbëve të vrarë pas luftës në Kosovë, e ka quajtur vizitën e presidentit Thaçi si veprim madhështor dhe sjellje që i takon një presidenti.
Sipas deputetit Rashiq, viktimat duhet të respektohen pavarësisht se cilës etni i kanë takuar ato.
Ai ka thënë se e ka parë si diçka pozitive edhe vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në varrezat e viktimave të Srebrenicës.
Rashiq, duke folur nb emisionin “Komiteti” , prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, ka shtuar se pret nga presidenti serb një veprim të ngjashëm me atë të presidentit Thaçi dhe të vizitojë varrezat e të vrarëve shqiptarë. /Express/