Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresiste ka thënë se establishmenti politik kosovar nuk e ka trajtuar siç duhet Listen Serbe që nga fillimi i procedimit të sesioneve.
Ai ka potencuar se ka pritur më shumë nga spektri politik kosovar pasi sipas tij Lista Serbe në Prishtinë, u trajtua si diçka e përkohshme.
”Politika është e përkohshme, e mer njeriun e shfrytëzon pastaj e hedh por nuk është në aspektin individual. Në pritjet për pavarësi sikurse tek shqiptarët u krijua bindja sikurse babadimri që vjen e ua jep 500 euro për çdo familje e s’ke më derte, ashtu u krijua bindje edhe për serbët, por jo”, tha Rashiq, në Zona B të Klan Kosovës.
”Prishtina që nga fillimi, establishmenti politik kosovar, nuk ka pranuar serbët si pjesë aktiv të sesioneve por si diçka të përkohshme”.
”Në këtë rast në skenën politike kosovare, më i fuqishëm është ai element individual për pushtet se sa përgjegjësia me të cilën ju po konsideroni të luftoni me të vërtetën për qytetarët tanë. Siç është rasti me demarkacionin, ku njerëzit politikanë mendojnë së pari për pushtet për interesa personale e në fund për qytetarët”.
Rashiq tha se demarkacioni nuk është në interesin e serbëve të Kosovës, nuk është në interes as territorial të serbëve të Kosovës e në këtë aspekt Lista Serbe, vetëm ka vepruar si zëdhënës lokal”.
”Po vazhdohet ai trend deri më sot, ku dhe u raportua një ditë më parë se Listes Serbe iu është dhënë urdhër për ta votuar demarkacionin. Nuk është për lëvdatë një gjë e tillë por ne kemi një shprehje (Kush është kali nuk e di) por sidoqoftë veprimet e tyre do të jenë në harmoni nga ajo që konfirmohet dhe thuhet nga Beogradi zyrtar.
”Javën e ardhshme jam i sigurt që demarkacioni do të votohet, pasi ju e dini që atje janë zgjedhjet. Sa e di unë demarkacioni do të votohet javën e ardhshme”.