Kandidati për kryeministër nga koalicioni i partive serbe “Sloboda” (Liria), Nenad Rashiq, ka thënë se me Vuçiqin në krye, Serbia nuk e njeh Kosovën.
Rashiq, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se çfarëdo shkëmbimi i mundshëm i territoreve shkon në dëm të serbëve të Kosovës, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se me këtë establishment politik në Serbi nuk është e besueshme që Serbia ta njeh Kosovën.
“Jam i sigurt se Vuçiq nuk do të jetë personi që do të njeh Kosovën. Ai është vetëm një manipulator politikë dhe po shfrytëzon dobësitë e institucioneve të Kosovës”.
Duke folur për programin e “Sloboda”, Rashiq ka thënë se do të orientohen në edukimin e të rinjve në teknologji dhe formimin e qendrave trajnuese që sipas tij më pas do të krijonin vende të reja pune.
Rashiq thotë se në Kosovë pse të mos bëhet edhe një QKUK e re.
Ai thotë se në QKUK vërehet një moskujdes i duhur i stafit shëndetësorë ndërsa sipas tij tjetër gjë ndodh me institucionet private të shëndetësisë./Telegrafi/