Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq, ka kërkuar nga Brukseli që të jetë më i zëshëm në kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia i kanë lidhur që kur ka nisur dialogu politikë mes dy vendeve.
Ai në INFOBOX të RTV Dukagjinit, përcjell Telegrafi, tha se Bashkimi Europian duhet të ketë një rol më dinamik dhe jo vetëm ta luajë rolin e organizatorit, pa dhënë konkluzione në fund të takimeve që zhvillohen në tavolinën e Brukselit.
“Kjo nuk bëhet ndryshe dhe nëse pritet që Kosova me Serbinë të merren vesh vetë për zbatimin e tyre, atëherë BE duhet të presë shumë. Prandaj, jam i sigurt që nëse nuk e dinamizon Brukseli zbatimin e marrëveshjeve, nuk do të besoj se do të mund të zbatonim marrëveshjet”, është shprehur Rashiq. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kUp5db6bFwY&feature=youtu.be