Site icon Telegrafi

Rashiq: Gjykata Kushtetuese e politizuar

 

Edhe pse beson se Gjykata Kushtetuese e Kosovës deri në kohët e fundit ka qenë institucioni më i besueshëm në Kosovë, deputeti serb Nenad Rashiq vlerëson se kjo gjykatë së fundmi ka sjellë vendime politike.

Rashiq, vendimin e mbrëmshëm të kësaj gjykate për refuzimin e kërkesës së Listës Serbe rreth kushtetutshmërisë së ligjit për investime strategjike e ka vlerësuar vetëm si politik, e jo ligjor.

“Disa nga vendimet e fundit të cilat u analizuan pas kërkesave tona, sipas mendimit tim, janë ndërmarrë më shumë në mënyrë politike se sa në ndonjë bazë ligjore. Kjo për fat të keq tregon se të gjitha instrumentet e shoqërisë në një farë mënyre janë  politizuar dhe po përdoren për qëllime politike”, tha  ai për RTV Kim, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version