Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, e ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes ku së fundi u përdor nga zyrtarët serbë në Kosovë karshi gjenocidit të kryer ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Reçak.
Mirëpo Rashiq në Info Magazine, tha se deklaratat e tilla nga Vesna Mikiq dhe Ivan Teodosijeviq i sheh gabime teknike duke pohuar se ishin vetëm lexues të tyre.
“Për Vesna Mikiq dhe Ivan Teodosijeviq shihet se është deklarata e njëjtë”.
“Duke ditur çfarë njerëz janë ata, kjo nuk është diçka që është origjinale nga secili serb në Kosovë e deri tek zyrtarët e Kosovës”.
“Nuk fajësojë ata [Vesna Mikiq e Ivan Teodosijeviq] në formën si dizajnues të deklaratave, por ata kanë qenë lexues të deklaratave”.
“Përgjegjësit politik ende nuk ka arritur në një nivel ku njerëzit individual janë të përgjegjshëm për deklaratat që bëjnë”.
“E shoh atë si një gabim teknik, në aspektin naiv. Në fund të fundit nuk besoj që është punë e tyre që të bëjnë një deklaratë të tillë për diçka që ka ndodhur 20 vjet më parë dhe janë kaluar shumë sfida deri këtu”.
“Mund të them para 20 vjetësh kemi pasur një dështim të diplomacisë i cili fatkeqësisht ka rezultuar me shumë lloj të veprimeve të dhunshme”.
Nenad Rashiq në Info Magazine shprehu ngushëllime dhe respekt për viktimat e masakrës së Reçakut, njofton Klan Kosova.
“Me të vërtetë jam njeri që besoj si pacifist dhe më së miri është të bisedohet 1000 ditë se sa të bëhet luftë një ditë”.
“Politikanët duhet të ketë një ligj të veçantë që do të jetë përdorim i gjuhës së politikanit. Ju ndërtoni për gjithë këto vjet gjithçka dhe vjen dikush që e rrënon gjithë atë”.
“E dënoj ashpër secilën gjuhë të urrejtjes në veçanti kur përmenden viktimat. Respekt mbi të gjitha viktimat e Reçakut dhe ngushëllime të mia të thella nga ana ime personale për secilën familje të viktimave”.
“Shkarkimet janë një rregull i rreptë, dhe është një vlerësim mbi të gjitha individual i kryeministrit”.