Site icon Telegrafi

Rashica vlerësohet lartë për asistimin e mbrëmshëm (Video)

GRONINGEN, FC Groningen - Vitesse, Eredivisie, Voetbal, Stadion Euroborg, Seizoen 2015 / 2016, 20-03-2016, (L-R) FC Groningen speler Lorenzo Burnet, Vitesse speler Milot Rashica.

Mesfushori kosovar, Milot Rashica ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin holandez.

Ylli i Vitesses ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij, ku u përballën me Groningenin në udhëtim.

Vendasit kaluan të parët në epërsi vetëm pas pesë minutave lojë.

Ndërkohë në pjesën e dytë, Rashica bëri gjithçka mirë duke depërtuar nga krahu i djathtë dhe asistoi bukur tek Navarone For i cili shënoi golin e barazimit.

Asistimi në këtë ndeshje bëri që Rashica të shpallet futbollisti më i mirë në ndeshje me notë (7.6) sa kishte edhe qendërmbrojtësi i Vitesses, Maikel Va nder Werff.

Pas kësaj pike të fituar, Vitesse ngjitët në pozitën e shtatë në tabelë me 27 pikë të tubuara, ndërkohë që javën e ardhshme do të luaj si vendas me AZ Alkmaar. /Telegrafi/

Exit mobile version