Vitesse ka marrë një fitore tejet të vlefshme në shtëpi ndaj Nec Nijmegen.
Skuadra e sulmuesit kosovar, Milot Rashica kësisoj ka mbetur në garë fuqishëm për të siguruar një vend që i dërgon në garat evropiane.
Ylli vushtrrias, ishte ndër më të mirët në fushë edhe pse nuk asistoi ose shënoi gol.
Kësisoj pas ndeshjes, ai ka marrë notë të lartë 7.1 për paraqitjen e tij të mirë në këtë përballje.
Fitorja e ka ngritur Vitessen në pozitën e pestë në tabelë me 42 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Rashica ka dy gola në elitën e futbollit holandez dhe shtatë asistime.
Javën e ardhshme vushtrriasi së bashku me skuadrën e tij do të kenë përballë Heraclesin në udhëtim. /Telegrafi/