Telegrafi

Rashica: Vështirë kundër Finlandës

Finlanda është një kundërshtar i fortë, mirëpo skuadra e Kosovës është e motivuar për triumf dhe beson në fitore. Kështu ka thënë Milot Rashica.

Përfaqësuesja jonë do të nisë garën kualifikuese për ‘Kampionatin Botëror 2018’ ditën e hënë, teksa për kundërshtar do t’i ketë pikërisht finlandezët.

Anësori i Vitesses është i vetëdijshëm se sfida kundër Finlandës do jetë e fortë dhe e vështirë për t’u fituar.

Mirëpo, ai beson se dëshira e madhe dhe vullneti për ta nisur mbarë fazën zyrtare të ndeshjeve, do të bëjë që Kosova të nxjerrë rezultat pozitiv.

20-vjeçari ka pohuar se ekipi është i bashkuar dhe beson në fitore.