Milot Rashica ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Vitesse.
Atë që nuk ka arritur ta bëjë ende te Kosova po e bën gati çdo ndeshje në Vitesse, duke asistuar e shënuar.
Sulmuesi anësorë e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen si gjithnjë, ku klubi verdh e zi ishte mysafir tek Heracles.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 73-të nëpërmjet Peterson.
Por tre minuta para fundit të ndeshjes, Milot Rashica doli në skenë ku me një asistim të bukur shërbeu Linssen i cili shënoi golin e barazimit 1-1.
Ky ishte asistimi i dytë për Rashicën në elitën e futbollit holandez.
Përveç dy asistimeve, ylli nga Kosova ka shënuar edhe dy gola këtë edicion me fanellën e Vitesses.
Pas tetë ndeshjeve të zhvulluara në Eredivisie, Vitesse ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me 15 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=B_ov-FCJpl0