Site icon Telegrafi

Rashica vazhdon shkëlqimin në Gjermani, tjetër gol me fanellën e Werderit

Milot Rashica ka vazhduar shkëlqimin në futbollin gjerman.

Reprezentuesi i Kosovës ka arritur të shënoj një tjetër gol me fanellën e Werder Bremenit.

Vushtrriasi e ka nisur nga minuta e parë takimin ndaj Augsburgut dhe vetëm pas pesë minutash ka gjetur golin.

Ishte mesfushori danez, Danny Klasen që asistoi bukur për Milotin i cili pasi kaloi bukur një mbrojtës kundërshtar e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Goli ndaj Agusburgut ishte i treti këtë edicion për Milotin në elitën e futbollit gjerman.

Përveç tre golave, Rashica ka arritur të asistoj në një tjetër.

22-vjeçari ka arritur të jetë protagonist edhe në Kupën e Gjermanisë ku javën e kaluar shënoi përballë Borussia Dortmundit. /Telegrafi/

https://twitter.com/ShkumbinGerguri/status/1094607084010782721

Exit mobile version