Telegrafi

Rashica tregon menjëherë aftësitë e tij, driblon magjishëm dhe trullos mbrojtësin grek të Liverpoolit

Ylli i Kosovës dhe Norwich Cityt, Milot Rashica ka dhuruar spektakël në një aksion gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit në kuadër të javës së parë të Ligës Premier.

Norwich City e ka mbyllur me disavantazh 1-0 pjesën e parë ndaj Reds.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga Diogo Jota në minutën e 26-të të ndeshjes.

Lexo po ashtu Formacionet zyrtare, Norwich – Liverpool: Milot Rashica debuton në Ligën Premier

Në këtë takim ka debutuar edhe ylli i Kosovës, Rashica, i cili para disa javësh kompletoi transferimin e tij te Norwich nga Werder Bremeni.

Në aspektin individual, debutimi i Rashicës ishte perfekt në pjesën e parë të ndeshjes.

Në një aksion në fund të pjesës së parë, sulmuesi vushtrrias ka trullosur kundërshtarin e tij grek, Kostadinos Tsimikas.

Rashica mori një top në krahun e djathtë teksa dribloi në dy raste grekun, duke ia futur topin mes këmbëve. /Telegrafi/