Napoli është një nga ato skuadrat italiane e cila dëshiron të investojë në të ardhmen.
Pas lojërave të mira me Vitessen në fillim të këtij sezoni, klubi italian ka rifilluar të punojë që të sjell Milot Rashicën në janar në San Paulo.
Sipas Il Mattino drejtuesit napolitan dështuan ta transferojnë atë gjatë verës, por e dëshirojnë me çdo kusht në janar.
Rashica do të jetë shqiptari i dytë te Napoli pasi aktualisht për klubin nga Serie A luan edhe Elseid Hysaj. /Telegrafi/