Telegrafi

Rashica takohet me legjendën e Realit (Foto)

Talenti shqiptar, Milot Rashica ka filluar fazën përgatitore me skuadrën e tij Vittese.

Ai ka luajtur në ndeshjen ndaj skuadrës angleze West Bromwich Albion dhe është mposhtur me rezultat 2-1.

Por pas ndeshjes ai është takuar me legjendën e Real Madridit, Iker Casillas i cili gjendet në Slloveni në fazë përgatitore me Porton.

Vushtrriasi nuk ka hezituar që ta bëjë një foto së bashku me Casillasin dhe e ka futur në profilin e tij në Instagram.

Vittese dhe Porto do të përballen me njëra tjetrën të shtunën dhe sigurisht Rashica do të tentoi t’i shënoi gol një portieri të madh siç është Iker Casillas. /Telegrafi/