Milot Rashica po vazhdon me paraqitje të mira për skuadrën holandeze.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës po tregohet çdo ditë e më shumë vendimtar me Vitessen, duke shënuar gola dhe duke asistuar.
Në ndeshjen që tani skuadra e tij është duke e zhvilluar në udhëtim ndaj G.A Eagle, Rashica ka shënuar një supergol për epërsinë prej 3-0, transmeton Telegrafi.
Goli i Rashicës erdhi në minutën e 80 të ndeshjes pas asistimit të Lewis Baker.
Ky ishte goli i tretë i talentit nga Vushtrria këtë sezon në Eredivisien holandeze, teksa ka edhe gjashtë asistime. /Telegrafi/
Goal! Rashica 3-0 #gaevit pic.twitter.com/Ou9FEVjllS
— Nielsch (@speldenaar) February 26, 2017