Telegrafi

Milot Rashica vendimtar, shënon golin e fitores së Werderit në udhëtim te Hannoveri

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin gjatë pasdites së sotme (e shtunë) në Bundesliga.

Werder Bremen ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Hannoveri me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm për mysafirët u shënua pikërisht nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ishte vendimtar duke shënuar nga afërsia në minutën e 33-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas topit të kthyer nga portieri vendas Michael Esser, i cili priti goditjen e Martin Harnik.

Me këtë gol, Rashica shkon në kuotën e dy golave deri më tani këtë sezon, ndërsa ka edhe një asistim.

Në anën tjetër, Bremen me këtë fitore ngjitet në vendin e tetë në Bundesliga me 25 pikë të mbledhura. /Telegrafi/