Telegrafi

Rashica shënon gol të bukur dhe ia siguron fitoren Werderit në udhëtim te Wolfsburgu

Milot Rashica (Foto: Werder Bremen/Twitter)

Milot Rashica ka shënuar një supergol në minutat e fundit për t’ia siguruar fitoren Werder Bremenit ndaj Wolfsburgut.

Werder Bremen ka arritur të shënojë fitore të madhe me rezultat 3-2 ndaj Wolfsburgut në takimin e vlefshëm për javën e 13-të në Bundesliga.

Më meritori në këtë fitore të Werderit ishte sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Lexo po ashtu Pas asistimit, Edon Zhegrova shënon gol të bukur ndaj Young Boysit

Pas golit të parë, të shënuar në minutën e 13-të nga penalltia, ylli vushtrrias ka shënuar edhe golin e fitores.

Rashica ka shënuar një gol të bukur në minutën e 83-të të ndeshjes për të vulosur rezultatin 3-2.

Ky gol i Rashicës erdhi falë asistimit të Maximilian Eggestein.

Me këtë gol, Rashica arrin në kuotën e gjashtë golave dhe tri asistime këtë sezon në kampionatin gjerman. /Telegrafi/