Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, vazhdon shkëlqimin në kampionatin holandez në fanellën e Vitessen.
Futbollisti nga Vushtrria ka arritur të shënojë gol në ndeshjen kundër Go Ahead Eagles.
Skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 3-1, ndërsa lojtari shqiptar ishte ndër më të mirët në fushë.
Për këtë dhe lojën e bukur ai ka zënë vend në formacionin e javës.
Nuk është hera e parë që Rashica zë vend në formacionin e javës. /Telegrafi/