Milot Rashica po vazhdon të impresionoj me paraqitjet e tij të mira në kampionatin holandez, Eredivisie.
Anësori sulmues i Kombëtares së Kosovës, Rashica, po bind çdo ditë e më shumë me paraqitjet e tija superiore për skuadrën e tij, Vitesse.
Rashica edhe pas largimit të tij nga Kosova, gjithmonë e ka në mendje vendlindjen e tij duke festuar shpesh golat me shqiponjën e bërë me duar, përcjell Telegrafi.
Djaloshi nga Vushtrria e ka kujtuar vendin e tij edhe sot(hënë) gjatë ditës ku ka dhënë një intervistë për Foxsportsnl, ku nuk ka harruar të bëjë edhe shqiponjën dykrenore.
“Intervista ime për Sport Fox në ora 19:30 dhe në Fox Sport 1 në ora 23:00”, ka shkruar Rashica në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/