Nga klubi i Werder Bremen kanë qenë të çart në deklaratat e tyre, duke thënë se Milot Rashica nuk do të largohet pa ofertën e duhur.
Gjatë verës, negociatat e minutës së fundit mes klubit aktual të Rashicës dhe Bayer Leverkusenit kishin dështuar, por duket se e njëjtë histori mund të përsëritet edhe këtë afat kalimtar.
Sipas “Bild” dhe “Sky”, Hertha BSC është e interesuar për sulmuesin 24-vjeçar i cili prej kohësh konsiderohet si lojtari më i vlefshëm i Werder Bremen.
“Ka pasur dhe ka gjithmonë interesim për Milotin, r nuk ka qenë rasti në javët e fundit që të kishim një ofertë specifike me shkrim në tryezë për të cilën duhej të mendonim”, kishte thënë drejtori i Bremen, Frank Baumann të enjten.
Werder do të ishte i kënaqur tani me 15 milionë euro.
Në këtë rast, Rashica do të ishte shitja e katërt më e shtrenjtë në historinë e klubit – në të njëjtin nivel me Miroslav Klosen.
Përveç Bayer Leverkusen, interesim për lojtarin më herët ka pasur edhe nga Aston Villa dhe RB Leipzig, por që nuk ofruan 20 milionë euro që kërkoheshin nga Werder Bremen. /Telegrafi/