Telegrafi

“Rashica për Topin e Artë” – Werder Bremen shpërndan postimin e tifozit shqiptar


Werder Bremeni duket se i është gëzuar jashtë masë paraqitjes së mbrëmshme të Milot Rashicës ndaj Bullgarisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Anësori shqiptar shënoi golin e parë për Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa asistoi te goli i fitores i shënuar nga Elbasan Rashani në minutat e fundit të ndeshjes (2-3).

Werder Bremeni ka bërë disa postime për Milot Rashicën në llogaritë e tyre në Twitter, por ajo që befasoi më së shumti ishte rishpërndarja e një postimi të tifozit shqiptar.

“Rashica për Topin e Artë”, ka shkruar tifozi shqiptar në llogarinë e tij, ndërsa në të ka reaguar skuadra gjermane.

Anësori shqiptar është treguar vendimtar edhe në ndeshjen ndaj Malit të Zi, duke shënuar në barazimin 1-1, gjersa mbrëmë e bëri hapjen e llogarisë së golave te Kosova. /Telegrafi/