Site icon Telegrafi

Rashica pas ofertave nga Liga Premier: Jam i fokusuar te Werder Bremeni

Milot Rashica është shpresa më e madhe e Werder Bremenit që i duhet të luftojë për mbijetesë në Bundesliga.

Edhe pse ka ofertë të majme nga Aston Villa, sulmuesi shqiptar nuk do të shkojë në Ligën Premier.

Ai vetë i ka mohuar zërat e një transferimi të mundshëm edhe pse Aston Villa me mungesa të mëdha si Tom Heaton dhe Wesley Moraes, shkaku i lëndimeve, e do me çdo kusht lojtarin.

“Nuk jam duke menduar për t’u larguar tani. Ne kemi më shumë gjëra të rëndësishme para vetes. Në futboll, ju nuk mund të planifikoni shumë”.

“Në këtë moment, unë jam i fokusuar vetëm te Werder Bremeni për t’u kthyer në rrugë të mbarë”, ka thënë 23-vjeçari.

Werder është i renditur në vendin e 17-të në tabelë me vetëm dy pikë nga zona e rrezikshme.

Rashica ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 14 ndeshje këtë edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version