Telegrafi

Rashica pas debutimit: E di që mund të luaj më mirë, por jam i lumtur me fitoren

Werder Bremeni fitoi me rezultat 1-2 ndaj Schalke 04 në Bundesliga.

Në këtë fitore të rëndësishme nga minuta e parë deri në minutën e 56-të luajti edhe Milot Rashcia, i cili bëri një paraqitje solide.

Lexo po ashtu Schalke 1-2 Werder, nota e Rashicës në debutim

“Jam i lumtur me debutimin, por edhe më i lumtur për fitore. Ishte një ndeshje e shpejt dhe një atmosferë e zhurmshme”.

“Kam dhënë gjithçka dhe po shikojë para në javët e ardhshme që të kem sa më shumë minuta në Bundesliga”.

“E di që mund të luaj më mirë, por jam i lumtur me fitore”, ka thënë Rashica pas ndeshjes për Werder TV.

Rashica para ndeshjes ndaj Schalkes

Pas kësaj fitore Werderi largohet nga zona që shpie në kampionatin e dytë gjerman dhe kështu renditet në vendin e 15-të me 20 pikë.

Ndeshja e ardhshme e tyre është ndaj Wolfsburgut dhe shpresojmë që të shohim prapë yllin e Përfaqësueses së Kosovës në fushë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Dita e parë e Rashicës te Werderi: Tifozët e vonojnë në stërvitje dhe në fund flasin fjalë të mira për shqiptarin që vodhi menjëherë zemrat e tyre me respektin e treguar (Video)