Werder Bremeni fitoi me rezultat 1-2 ndaj Schalke 04 në Bundesliga.
Në këtë fitore të rëndësishme nga minuta e parë deri në minutën e 56-të luajti edhe Milot Rashcia, i cili bëri një paraqitje solide.
“Jam i lumtur me debutimin, por edhe më i lumtur për fitore. Ishte një ndeshje e shpejt dhe një atmosferë e zhurmshme”.
“Kam dhënë gjithçka dhe po shikojë para në javët e ardhshme që të kem sa më shumë minuta në Bundesliga”.
“E di që mund të luaj më mirë, por jam i lumtur me fitore”, ka thënë Rashica pas ndeshjes për Werder TV.
Pas kësaj fitore Werderi largohet nga zona që shpie në kampionatin e dytë gjerman dhe kështu renditet në vendin e 15-të me 20 pikë.
Ndeshja e ardhshme e tyre është ndaj Wolfsburgut dhe shpresojmë që të shohim prapë yllin e Përfaqësueses së Kosovës në fushë. /Telegrafi/