Milot Rashica ka asistuar në golin e parë të Vitesses kundër Utrecht.
Djaloshin nga Vushtrria ka pranuar një top në krahë dhe ka kaluar disa lojtarë për të asistuar te Wolfsvinkel.
Rashica është në vitin e dytë te Vitesse dhe vitin e shkuar ai shënoi tetë gola.
Mesfushori ka zgjedhur Kosovën për ta përfaqësuar dhe kundër Finlandës mund të jetë në formacion. /Telegrafi/