Site icon Telegrafi

Rashica: Nuk e zhvilluam lojën tonë – Dardanët ishin pjesa më e mirë e ndeshjes

Milot Rashica ka thënë se kanë zhvilluar një ndeshje që dallon shumë nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim në humbjen ndaj Republikës Çeke ë kualifikimet për Euro 2020.

Ylli i Kosovës deklaroi se nuk luajtën lojën e tyre dhe nuk arritën të koordinoheshin së bashku, derisa ka falënderuar Dardanët për përkrahjen.

“Zhgënjimi është shumë i madh, pasi nuk kemi luajtur si dimë ne dhe si luajmë ne. Kemi pasur probleme në pjesën e parë dhe secili prej nesh nuk kemi luajtur lojën tonë”.

Çekia vs Kosova (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

“Çekia ishte shumë e mirë dhe shënoi ato gola si i shënoi, por që në pjesën e dytë luajtëm më mirë”.

“Nuk arritëm të luajmë lojën tonë me pasime siç dimë ne. Kemi humbur shumë topa si në mesfushë si në fazën e sulmit”.

“Në pjesën e dytë shënuan golin e parë, por nuk arritëm që ta mbanim rezultatin. Dardanët ishin pjesa më e mirë e ndeshjes, pasi na falënderuan edhe pse humbëm”.

Lexo po ashtu Arijanet Muric: Jemi fyer në baza racore - goli i parë ishte befasi

“Nuk kemi luajtur shumë ndeshje ndërkombëtare së bashku dhe kjo ishte gjëja kryesore, por në të ardhmen do të mundohemi të bëjë më të mirë dhe të koordinohemi më shumë”, ka shtuar më tej vushtrriasi.

Kosova ka humbur shansin që të kualifikohet përmes kualifikimeve në Euro 2020, por kanë shansin që të kualifikohen në Kampionatin Evropian nga Liga e Kombeve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version