Site icon Telegrafi

Rashica niset për Belgjikë

17-vjeçari u shpreh i lumtur që do të provohet te skuadra belge. “Unë sot (e premte) do të nisem për në Belgjikë ku do të provohem te Gent. Shpresoj se do të kalojë mirë dhe do të dal me sukses atje”, tha Rashica për Gazeta Tribuna, para nisjes së tij për në Belgjikë.

I riu nga Vushtrria, sezonin e kaluar ka shkëlqyer te Llamkos Kosova, duke zgjuar interesimin e disa skuadrave evropiane.

Të kujtojmë se ai mund të provohet edhe në elitën e futbollit anglez, përkatësisht te skuadra si Manchester City dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/ 

Exit mobile version