Site icon Telegrafi

Rashica në planet e Albert Bunjakut

I kontaktuar nga Arena, trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, vlerësoi lart Rashicën, por që nuk konfirmoi nëse do ta ftojnë. Sidoqoftë, “Miloti është një lojtar shumë i mirë dhe një talent i madh. Ne e kemi në përcjellje atë dhe e kemi parë edhe në ndeshjen e Superkupës, ku pati paraqitje shumë të mirë. Ai është në formë të mirë dhe mund të grumbullohet në Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen e radhës, mirëpo ende nuk kemi vendosur për një gjë të tillë”, tha Muharrem Sahiti për Arenën.

Rashica vlerësohet njëri prej talenti më të mëdhenj që ka momentalisht futbolli kosovar. Ai të mërkurën tha se nuk dinë ende asgjë. “Mua nuk më ka ftuar ende askush. Nuk di asgjë”.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku, në javët e ardhshme pritet të dërgohen ftesat për lojtarët. Këtë herë, meqenëse ndeshja Kosova – Omani luhet në datat e lira të FIFA-s, atëherë, Kosova nuk do të ketë probleme me ardhjen e lojtarëve, siç ndodhi në takimet e majit, kur munguan kryesisht lojtarët e Skandinavisë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version