Site icon Telegrafi

Rashica në Hannover?

Mesfushori vushtrrias pasi u shpall kampion i Superligës, do të rikthehet te Hannoveri, aty ku qëndroi gati 9 muaj për ta shëruar lëndimin e tij. Pasi u shërua plotësisht, Rashica u rikthye te Llamkosit për t’i ndihmuar që të shpallen kampion për herë të parë në histori të klubit.

Rashica thotë për Telegrafin se ai së shpejti do të niset për në Gjermani, ku do t’iu nënshtrohet provave te Hannoveri.

“Së shpejti do të nisem për në Gjermani, mirëpo nuk dihet se a do të vazhdojë te Hannoveri apo ndonjë klub tjetër, gjithçka është e mundur”, ka thënë Rashica për redaksinë tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version