Telegrafi

Rashica në dyshim të madh për Kroacinë, mungon rreth dy javë (Video)

Futbollisti kosovar Milot Rashica para pak çasteve është lënduar në ndeshjen që Vitesse po e zhvillon ndaj Twentes.

Ylli nga Vushtrria, ka pësuar një lëndim në këmbën e tij të djathë duke lëshuar fushën në minutën e 28-të.

Telegrafi ka mësuar se bëhet fjalë për një lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.

Lexo po ashtu Rashica lëndohet, Celina i qëndron afër (Video)

Rashica pritet të mbetet jashtë fushave për afro dy javë dhe kështu rrezikon seriozisht të mos luaj me Kosovën përballë Kroacisë.

20-vjeçari është në luftë me kohën nga dita e sotme për tu shëruar për ndeshjen ndaj Kroacisë. /Telegrafi/