Vitesse e Milot Rashicës duket se ka gjetur formën e mirë në kampionat teksa ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, dhe të tretën në çdo kompeticion.
Skuadra holandeze ku aktivizohet edhe mesfushori i Kosovës mposht 0-2 në udhëtim pa shumë probleme ekipin e Den Hag.
Golat e Tigadouini dhe Wolfsvinkel vulosën fatin e kësaj ndeshje qysh në pjesën e parë.
Ndërkohë, Rashica ishte titullar për Vitessen duke luajtur për 90 minuta
Loja e anësorit nga Kosova ishte mjaft e mirë, duke qenë ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës.
Me këtë fitore, skuadra e Vitesses arrin të ngjitet në vendin e 5-të në renditje me 33 pikë në total. /Telegrafi/