Milot Rashica është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Kosovës ndaj Malit të Zi.
Përfaqësuesja jonë fitoi 2-0 ndaj malazezëve në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa sulmuesi jonë tha se zhvilluan një ndeshje fantastike.
“Ishte mirë që shënuan dy gola qysh në fillim dhe nuk e lejuam kundërshtarin të na rrezikonte”, ka thënë Rashica.
“E merituam ta fitonim ndeshjen edhe pse kishim shumë raste për të shënuar. Dëshira ishte e madhe që të shënoja, por jam i lumtur që fituam”.
“Ne do të japim maksimumin edhe në ndeshjen ndaj Çekisë dhe shpresoj që të arrijmë rezultat sa më pozitiv edhe atje”, ka shtuar më tej vushtrriasi.
Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/