Site icon Telegrafi

Rashica me mesazh emocionues për bashkëlojtarët para ndeshjes Angli – Kosovë

Milot Rashica (Foto: FFK)

Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes në mes të Anglisë dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në kuadër të Grupit A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.

Milot Rashica u ka dhënë mbështetje bashkëlojtarëve te ‘Dardanët’, pasi nuk mund të luajë në këtë përballje shkaku i lëndimit.

22-vjeçari ka shkruar një mesazh tejet emocionues në llogarinë e tij personale në Instagram, pak minuta pa nisur takimi.

Lexo po ashtu Arsyeja përse Anglia po luan ndaj Kosovës në stadiumin e Southamptonit dhe jo në Wembley

“Një ëndërr që e ëndërron i vetëm mbetet një ëndërr, një ëndërr që ëndërroni së bashku është realitet”, ka shkruar Rashica në Instagram.

Anglia është lider i Grupit A me nëntë pikë, të ndjekur nga Kosova me tetë, Republika Çeke me gjashtë dhe Mali i Zi e Bullgaria me dy sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version