Milot Rashica ka folur pas fitores 5-0 të Përfaqësueses së Kosovës në udhëtimin e tyre te Malta në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.
Sulmuesi anësor i Kosovës është ndarë i kënaqur me paraqitjen e tij në ndeshje ndaj Maltës, por edhe me të bashkëlojtarëve të tij, për të cilët thotë se kemi luajtur për njëri-tjetrin.
“Normal që jam i kënaqur me golat dhe asistimet, por edhe më shumë me fitore, pasi na është dashur kjo fitore dhe kemi punuar shumë për njëri-tjetrin”, ka thënë fillimisht Rashica pas ndeshjes.
“Kemi luajtur si ekip dhe kjo është më e rëndësishmja për grupin”.
“Jemi futur në ndeshje për mos me bë gabime si në ndeshjen e fundit, dhe ia kemi arritur ta bëjmë këtë”.
“Pjesa e parë nuk ishte e mirë, por u përmirësuam në të dytën”.
“Nuk ka kundërshtar të lehtë, por jemi futur në ndeshje për të fituar dhe në fund e kemi merituar fitoren”.
“Ndeshja më e rëndësishme është me Azerbajxhanin, pasi sot e kemi përfunduar vetëm pjesën e parë dhe e dyta zhvillohet në Kosovë”.
“Përparësia është e jona pasi jemi tifozët tanë aty. Duhet të luftojmë dhe me arrit suksesin për Kosovën”, përfundoi ylli i Werder Bremenit. /Telegrafi/